Drejtori i Policisë në Gjilan për ikjen e Mefail Shkodres me djem: Fillimisht kanë lëvizur në këmbë

Drejtori i Policisë në Gjilan për ikjen e Mefail Shkodres me djem: Fillimisht kanë lëvizur në këmbë

20:13, 10/08/2025

Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në një konferencë për media tha se për vrasjen e tre personave në Gjilan, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet që të bëjë lokalizimin e personave të dyshuar, të cilët akoma ndodhen në arrati.

I pyetur për detajet e këtij rasti tronditës lidhur me veprimet e të dyshuarve pas vrasjeve, ai tha se të dyshuarit në fillin kanë lëvizur këmbë:

“Fillimisht ata kanë lëvizë në këmbë, nuk mund të japim informacione më shumë”, tha drejtori Rukiqi.

Ai shtoi se hetuesit policorë i kanë informatat që tre personat e dyshuar i “impikon në rastin e vrasjes së rëndë, “përfshirë edhe pamjet e kamerave. Policia po ndërmerr të gjitha veprimet që personat që janë në arrati t’i arrestojë”, tha ai.

Në kërkim policor ndodhet Mefail Shkodra me djem, Edonis dhe Engjull Shkodra.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco