Deputetja e VV-së kritikon diplomaten amerikane: Vizituat gjyqtarët e Kushtetueses një ditë para vendimit kontrovers

Deputetja e VV-së kritikon diplomaten amerikane: Vizituat gjyqtarët e Kushtetueses një ditë para vendimit kontrovers

19:23, 08/08/2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka bërë një përpjekje për ta lidhur njoftimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Duke e cilësuar vendimin e Kushtetueses si “vetëposhtërues”, deputetja ka theksuar se ai është publikuar vetëm një ditë pas vizitës së pas vizitës së të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Annu Prattipati.

“E nderuara zonja Prattipati, nuk është mirë nëse i keni vizituar një ditë para se gjyqtarët e Kushtetueses të vetëposhtëroheshin me këtë njoftim për Aktgjykimin”, ka shkruar ajo në një reagim publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco