Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Suharekë, meqë i njëjti kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një armë automatike.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Fsh. Mohlan, Suharekë 07.08.2025 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë dhe dy plumba të pa shkrepur. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një armë automatike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
© SYRI.net