Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, e cila nisi në ora 17:00 në kryeqytet, ka përfunduar. Gjatë orëve të protestës, mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur solidaritetin e tyre, duke brohoritur me zë të lartë dhe me mesazhe të qarta për drejtësi.
Thirrjet më të fuqishme që u dëgjuan ishin:
“UÇK–UÇK”, “Kush prek UÇK-në, prek popullin e Kosovës”, “Heshtja është tradhti. Çohu popull, po na gjykojnë lirinë”, dhe “Unë i jam privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.”
Protestuesit, të mbështjellë me flamuj kombëtarë dhe pankarta simbolike, i dhanë kështu një mesazh të fuqishëm bashkimi dhe përkrahjeje për luftëtarët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.
© SYRI.net