Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për orarin e konferencave që do të mbahen të shtunën, 8 shkurt, për votimin në përfaqësi diplomatike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” oraret e konferencave.
Në njoftim është bërë e ditur se ato janë planifikuar të mbahen në orën 08:00, 11:30, 15:30 dhe 19:30.
Në orën 01:00, KQZ do të njoftojë vetëm përmes ueb faqes dhe rrjeteve sociale për përfundimin e votimit edhe në përfaqësitë diplomatike.
© SYRI.net