Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se më 9 shkurt qytetarët e Gjakovës dhe gjithë vendit duhet të bëjnë ndryshimin me votimin e tyre.
Në tubimin e sotëm në Gjakovë, ai tha se koalicioni Kosova Fituese do të zhvillojë politikën dhe ekonominë e vendit.
“Ky njeri para katër viteve premtoi shumë gjëra, por asnjë nuk e realizoi. Qytetarë të Gjakovës dhe krejt Kosovës është koha që të thirrim zërin racional, që të bashkohen energjitë ashtu siç kemi thënë edhe herën e kaluar. Ju falënderoj të gjithëve për këtë angazhim që e kemi pasë, koalicioni po e mbyll këtë fushatë me dinjitet, dhe ashtu siç i ka hije një koalicionit fitues, duke pasë kujdes në gjuhën tonë e duke ftuar njerëz në punë, duke ndarë programin tonë dhe vizitonin tonë”.
“Duke refuzuar logjikën e përçarjes dhe mashtrimit, duke përjashtuar logjikën e polarizimit, shpifjes dhe akuzave të gjithanshme, miq të dashur është koha për të vendosur, të dielën është koha t’i thoni jo mashtrimi dhe jo shpifjes, është koha që më 9 shkurt Gjakova dhe Kosova t’u thonë po veprave, është koha drejt fitoreve të reja, koalicionit ynë fitues do ta qojë Kosovën drejt veprave të reja të zhvillimit
© SYRI.net