Osmani: Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë

Osmani: Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë

13:54, 07/02/2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka zhvilluar një takim me Brian Mast, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

‘’Dje në takim me Brian Mast, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, diskutuam për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara – një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri’’, ka shkruar Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco