Sipas burimeve të Klanit, vendimi tashmë është marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, dhe hyn në fuqi nga 1 prilli, por ende nuk është bërë publik.
Vendimi, sipas të njëjtave burime, u mor për shkak se kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kanë bërë kërkesë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e të hyrave të lejuara maksimale e që i bie rreth 145 milionë euro më shumë këtë vit, krahasuar me vitin paraprak
© SYRI.net