Policia jep detaje për aksionin policorë, janë konfiskuar dokumente me rëndësi dhe aparate celularë

Policia jep detaje për aksionin policorë, janë konfiskuar dokumente me rëndësi dhe aparate celularë

07:10, 07/02/2025

Në aksionin që u zbatua dje në Sektorin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë kryer bastisje në 16 lokacione dhe është konfiskuar dokumentacion voluminoz dhe celularë.

Siç informuan sot nga MPB, aktivitetet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë publike rreth lëndës e cila është në procedurë parahetimore, ndërkaq i referohet keqpërdorimit dhe marrëveshjes mes operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Sektorin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në MPB lidhur me furnizimin e zbatuar publik për nevojat e Ministrisë.

Celularët dhe dokumentacioni do të jenë pjesë e analizës dhe ekspertizës së mëtutjeshme, ndërsa siç informoi MPB, janë kryer edhe biseda zyrtare me disa persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco