Kandidati i AAK-së për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë gastronomia do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme.
Ai tha se do të ketë ulje të TVSH-së në 8 për qind për katër vjet në sektorin e gastronomisë.
“Ulje të TVSH-së në 8% për 4 vite në sektorin e gastronomisë. Reduktim të tarifave në produktet bazë për gastronomi. Ulje të normave tatimore në paga dhe fitim nga 10% në 9%. Sistem të ri të pagesave tatimore me pasdhënie me këste. Ndryshim të Ligjit për Zhurma për të mbrojtur bizneset. Ligj të ri për duhanin sipas sistemit FUMAR – me zona të ndara dhe tarifa të përcaktuara”.
“Këto masa do të sjellin rritje të formalitetit, përmirësim të kushteve të punës, siguri juridike për investime, mbrojtje të bizneseve nga arbitrariteti dhe rritje të të ardhurave për shtetin. Me 9 shkurt, duke votuar për Koalicionin për Kosovën Fituese 137, nisim kapitullin e ri të një Kosovë me ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Haradinaj.
© SYRI.net