8 mijë kërkesa për 13 ditë, ambasada gjermane pezullon dhënien e vizave të punës deri në vitin 2026

8 mijë kërkesa për 13 ditë, ambasada gjermane pezullon dhënien e vizave të punës deri në vitin 2026

14:09, 06/02/2025

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka pezulluar dhënien e vizave të punës për kosovarët deri në vitin 2026.

Krejt kjo, pasi vetëm brenda 13 ditësh ka pranuar 8 mijë kërkesa, duke përmbushur kështu të gjitha kuotat e lejuara.

Kjo tregon se interesi i kosovarëve për të emigruar në Gjermani mbetet i lartë.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se bashkatdhetarët po kthehen nga Gjermania dhe se ekonomia gjermane po përballet me recesion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco