Një 20 vjeçar nga Gjakova ka pësuar lëndime të rënda për shkak të shpërthimit të një mjeti shpërthyes.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e viktimës dhe po ashtu potencohet se sipas hetimeve të para dyshohet se vetë viktima ka shkaktuar shpërthimin.
“Sot, rreth orës 01:20, një mashkull rreth 20 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga një mjet shpërthyes.
Menjëherë në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, dhe sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, aksidentalisht ka shkaktuar shpërthimin e mjetit në shtëpinë e tij, në fshatin Dobrigje-Gjakovë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Prokuroria është duke e hetuar rastin.
© SYRI.net