‘Non-grata ndaj Berishës’/ Çaça: Çorba u gatua në Tiranë, aktorët po faktohen. USAID me ‘satelitët’ e saj në Shqipëri, i shërbenin qeverisë

09:44, 06/02/2025

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, avokati Përparim Çaça ka folur rreth çështjes së ‘non-grata’ të Sali Berishës dhe pse kjo masë ndaj tij.

Sipas avokatit, ‘çorba’ e masës ndaj kryedemokratit është gatuar në Tiranë dhe se aktorët janë duke u zbuluar dita-ditës me ardhjen në detyrë të Presidentit Trump.

Çaça thotë se Sali Berisha ishte pengesë për Edi Ramën ndaj dhe u morën masa ndaj tij, ndërsa tashmë po faktohet që USAID me gjithë ‘satelitët’ e vet që ishin në funksion në Shqipëri, ishin në shërbim të kësaj qeverie.

Çaça: Nëse do të flasim për një institucion si SPAK, edhe në idenë e pritshmërive që kanë qenë të asaj që çfarë do të ndodhte, realisht unë bëj një fotografim të situatës. Si ka mundësi që, qysh me ardhjen e administratës së Trump, me thënë të drejtën ka shumë pak sflitaë përpara këtij institucioni. Është interesantë një gjë e tillë. Sepse duket që ky institucion e ka të domosdoshme një prani amerikane në dyert e tij, shkallët për të bërë një foto, për të patur një mbështetje qoftë publike, madje jo vetëm mujore, po a ka mundësi javore apo ditore. Kjo gjë tregon se, realisht institucioni ka probleme në këtë pikë dhe më pas, nëse do të shohim dhe e mbajmë në tapet se çfarë ka ndodhur tashmë dhe sesi po hetohen të gjitha fondet, çfarë po ndodh me departamentin e shtetit, si ka mundësi që brenda një dite në këtë institucion, 100-200 persona që punonin, (duhet thënë që është institucioni kyç që ka nxjerrë non grata Berishën), si ka mundësi që tashmë po faktohet nga dita të ditë se çfarë ka ndodhur me fondet e SHBA dhe si ka qenë i cituar Soros në të gjitha këto organizma.

Por, kanë qenë politika të tjera që nuk kanë lidhje fare me SHBA. Por, nuk ka lidhje fare me atë që është quajtur ‘fondacioni i hapur’.

Implikimi tashmë që i është bërë Sorosit, e bën tashmë totalisht këtë lloj situate. Kemi të bëjmë tashmë me një reformë në drejtësi e cila është sponsorizuar nga një fondacion i caktuar që tashmë po e shohim, që i ka ngulut metastazat e veta në të gjitha hallkat e shoqërisë. Dhe nuk e ka vetëm me shoqërinë shqiptare, por ne po merremi me vendin tonë. Problemi është këtu, me të vërtetë Sali Berisha ka dalë non-grata në SHBA, por çorba është gatuar këtu. Çorba është gatuar në Tiranë dhe aktorët tashmë çdo ditë po faktohen. Dhe në rastin konkret, për mendimin tim ajo që unë shikoj, është faktore që, pse Berisha. Pse pikërisht duhet të ishte ai që do të duhet të merrte këtë lloj mase. Ajo që po shikohet nga dita në ditë, është pikërisht sepse Berisha ishte pengesë, në kuptimin e asaj që ai përfaqëson.

Kur flitet për sovranitetin e kombit, kur flitet për gjërat më esenciale të këtij vendi që në rastin konkret kanë luftuar shumë e shumë breza, nuk bën kompromise. Sali Berisha ishte pengesë për Edi Ramën dhe tashmë po faktohet që USAID me gjithë satelitët e vet që ishin në funksion këtu në Shqipëri, sigurisht që ishin në shërbim të kësaj qeverie. U gatua nga Soros, në bashkëpunim me gjithë këto organizmat e tjerë për të dhënë këtë informacion dhe më pas për të dalë në këtë lloj përfundimi që për mendimin tim, do të ketë një qasje shumë të shpejtë në SHBA, jo në kuptimin personal për Sali Berishën, por në meganizmin që është përdorur në dhënien e këtyre masave në rastin konkret është edhe non-grata. Se si është bërë kjo, çfarë ka qene, do të hetohen. Jo vetëm fondet, por do të hetohen të gjitha mekanizmat se si janë luftuar kundërshtarët e njërit apo tjetrit. Më bëri përshtypje ajo foto në Zvicër. Nuk e di, besoj edhe ju. Bënin garë Erion Veliaj dhe Edi Rama për ta nxjerrë atë foto, para setë vinte zoti trump. Ndërsa këtë herë e nxorri vetëm Alex Soros dhe jo kryeministri. Sikur kishte Covid-in Soros. Kjo tregon se ku jemi dhe çfarë qasje kanë për momentin, thjesht në interesin politik të asaj çfarë po ndodh e çfarë ere po fryn edhe në SHBA.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco