Abazi: Me gjithë qenien time do të angazhohem për sjellën e investitorëve në Kosovë

Abazi: Me gjithë qenien time do të angazhohem për sjellën e investitorëve në Kosovë

22:54, 05/02/2025

Mustaf Abazi, biznesmeni llapjan që vepron në Gjermani në këto zgjedhje është duke garuar për deputet nga radhët e LDK-së, po mban takim me investitorë nga diaspora që janë rikthyer në vendlindje për të kontribuar.

E një shembull shumë i mirë është edhe familja Xhafolli nga Slivova e Gjilanit të cilët dikur emigruan në Gjermani, por pas shumë viteve ata u rikthyen dhe investuan në vendlindje duke hapur biznesin e tyre familjar.

Investimet e huaja e kryesisht ato nga diaspora janë qëllimi politik i  Abazit që t’i sjell në Kosovë.

“Përkundër sfidave që ka hasur familja Xhafolli nga Berlini, ka hapur fermën e shpeztarisë në fshatin Slivovë të Prishtinës.

Siç e kam thënë tash e gati një muaj, siç i thash edhe Zgjimit, këtij sipërmarrësi të suksesshëm, nëse zgjidhem deputet do të angazhohem me tërë qenien time që rrugën për investime ta bëjë sa më të lehtë.

Edhe #4ditë deri te ndryshimi i madh ”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco