76 orët e fundit të fushatës, Abazi më entuziastë së kurrë me parë: LDK do të fitojë

76 orët e fundit të fushatës, Abazi më entuziastë së kurrë me parë: LDK do të fitojë

22:23, 05/02/2025

Kandidati për deputet nga LDK, Mustaf Abazi po vazhdon intesivisht takimet elektorale me qytetarët anë e mbanë Kosovës në këto 76 orët e fundit fushatë.

Abazi në cdo takim me votuesit potencial po merr përkrahje nga ta e mbi të gjitha po vëren dëshirën e tyre për ndryshim qeverisje pas 9 shkurtit.

Sipas Abazit. ‘Rruga e re’ po gjenë mbështetje gjithandej Kosovës, pa dallim moshe e gjinie.

“Rruga e Re e LDK-së po gjenë mbështetje tek secili qytetar, kështu ishte edhe mbrëmë në takimin me banorët në Bradash e Llapashticë.

S’kishte si të mbyllej më mirë dita se me të rinjtë e LLAPIT

Me këtë rini të mrekullueshme e ardhmja e këtij vendi është e sigurt, njëjt si edhe fitorja e LDK-së, këtë të diele të bukur”.

Tutje, Abazi shprehet se janë vetëm 76 orët e fundit larg triumfit.

Abazi sot ka qenë i mirëpritur edhe në familjen Mustafa në komunën e Obiliqit, e aty ai po sheh që programi i LDK-së po përqafohet nga të gjithë në çdo komunë.

“Bashkë me kryetarin e komunës së Obiliqit, mikun tim, Xhafer Gashi, sonte ishim për vizité në familjen Mustafa në këtë komunë.

Programi ynë po përqafohet nga të gjithë, edhe ata që tash e tutje do ta votojnë dhe përkrahin LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS ”.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco