I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live', drejtpërdrejt nga Kosova, ku pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt analisti Andi Bushati u shpreh se Kosova është kundër modelit oligark të qeverisjes dhe se qeverisja e Albin Kurtit mund të cilësohet model.
Sipas analsitit kjo është një qeverisje e cila edhe si model ja vlen barra qeranë që e udhëhoqi Kosovën këto 4 vite dhe mund ta udhëheqë sërisht pasi modeli ka rëndësi dhe jo njerëzit.
' Modelet ballkanike të Vuçiç në Serbi apo Ramës në Shqipëri, ndryshe nga qeverisja në Kosovë, janë modele që të gjithë flukset e parave i shkojnë 4-5 oligarkëve dhe zhvillimi i vendit është i menduar dhe i konceptuar në këtë mënyrë dhe jo tek qytetarët..' -cilësoi Bushati
Andi Bushati:
Mos ti hyjmë shifrave se një pjesë i kisha dhe unë por do përdor një pjesë të shifrave jo për të thënë që janë shifrat më të kqijat apo më absolut por duke u nisur nga ato shifra për të gjykuar një model. Unë modelin, e kam gjithmonë në vështrim krahasues.
Kemi modele ballkanike të Vuçiç në Serbi apo Ramës në Shqipëri, modele që të gjithë flukset e parave i shkojnë 4-5 oligarkëve dhe zhvillimi i vendit është i menduar dhe i konceptuar në këtë mënyrë. Ka njërëz që thonë kjo funksionon. Pra merr një oligark dhe ndërto një rrugë, kulla etjh etj..
Unë erdha tani fatkeqësisht nga Tirana pagova në dy trarë, sa kalova kufirin nuk pagova asnjë tra. Për mua është lajm i mirë por cfarë do të them me ktë.
Dua të them që pamvarësisht se ka rritur të ardhurat minimale apo maksimale kjo qeveri në 4 vite për mua ka rëndësi shumë mënyra si i rishpërndan. Nuk shkojnë paratë tek oligarkët, shkojnë tek studentët tek pensionistët, tek fëmijët e cërdheve e deri tek ata që studiojnë, për këtë votohet.
Puna si shpërndan të ardhurat është themeli i qeverisë, këtu mund të gjykojmë sepse ka që duan modelin oligarkik. Kjo është një qeverisje e cila edhe si model ja vlen barra qeranë që e udhëhoqi Kosovën këto 4 vite dhe mund ta udhëheqë sërisht. Modeli ka rëndësi dhe jo njerëzit.
E dyta, mendoj që kemi një qeveri, prap në rajon, e cila për atë që na atemohet më shumë i ka thënë jo ndërkombëtarëve duke mbajt kosto për vete por duke ruajtur interesat e vendit. Pra unë vij nga një vend ku i jepen llokma Shqipërie, Italianëve, Grenellit etj etj, sepse duhet që pushteti për te vjedhur shqiptarët të mbahet në mënyrën duke falur copa atdheu. Këtu kemi modelin që politikani që mban përgjegjësi merr kosto.
© SYRI.net