Zgjedhjet në Kosovë ishin tema e ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV këtë të mërkurë. Gjatë bisedës, gazetari Armand Shkullaku ka debatuar me të ftuarin e tjerë. Gjatë debatit me analistin, Dukagjin Gorani, Shkullaku u shpreh se, qeveria e Albin Kurtit është më e monitoruara nga mediat.
Sipas Shkullakut, 90 për qind e medieve në Kosovë janë kundër Albin Kurtit.
‘Qeveria përpara Kurtit e ka zvogëluar borxhin që ka gjetur, apo e ka shtuar.
PDK e LDK qeverisje 4-vjeçare janë ato.
Po ta them dhe unë, që nuk ka qeveri më ndershme se kjo, Kosova. Në Tiranë është finesë korruptive, se nuk duket incineratori, kësaj i thonë te vjedhësh dhe të mos lësh gjurmë.
Më thuaj monitorim mediatik që i është bërë një qeverie të Kosovës, siç i është bërë asaj të Kurtit. 90 e ca përqind kundër, çfarë tregon kjo.
Ka ndodhë që pas muajit të parë, sepse kanë pritur që Albini po i thërret në kafe. Ai nuk ka shpallur luftë, atë pritën me luftë sa e mori. Ky është fakt.
Unë e quaj luftë medieve, nëse Albini vjen dhe i thotë pronarit, mos ta shoh këtë e atë në studio.
Këtë nuk e ka bërë.
Media më të lira se Kosova nuk në asnjë vend në rajon. Me çfarë po e krahason me Serbinë apo Shqipërinë. Jo me mbyllë media, por me ble.
Unë po them që duke pasur parasysh klasifikimin e medieve në Serbi dhe në Shqipëri, Kosova është pararojë. Po të donte nuk do ti blinte mediat?’, tha gjatë debatit në SYRI TV, gazetari Armand Shkullaku.
© SYRI.net