'A ka bërë ndonjë gjë të mirë Albin Kurti?'/ Ja si përgjigjet Baton Haxhiu në Çim Peka Live

21:25, 05/02/2025

I ftuar në emsionin, Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Baton Haxhiu foli lidhur me zgjedhet e 9 shkurtit në Kosovë.

Haxhiu është i mendimit se 'qeveria Kurti' nuk ka sjellë risi në ndërtimin e ekonomisë së vendit, më shumë se sa ka bërë një retrospektivë në mënyrën se si e ka konceptuar zhvillimin e vendit.

 “Është i vetmi sistem ekonomik që e ndërton një qeveri dhe i merr paret nga xhepi i taksave të qytetarëve dhe i vendos tek ndërmarrjet publike. Të gjitha këto janë në humbje, kontratat që ka lidhur ndërmarrja e Kosovës në kontratat publike është diku tek 573 milion.

Ka ndëtuar një model ekonomik, që ka qenë para viteve 70. Ajo që duhej të quhej investim kapital për rrugë, infrastrukturë, çerdhe ka kaluar me ndërmarrje publike. Me thënë të drejtën unë kam qenë 4 vjet kritik për gjërat konkrete të Albin Kurtit dhe nuk e kujtoj që Kurti ka bërë një veprim që mbahet mend te projektet e infrastrukturës ose te projektet kapitale.

Në aspektin social ka bërë të kundërtën e asaj që duhet bërë. Është e vetmja qeveri që ka dhënë 1 mln euro dhe nuk kanë bërë asgjë, përveç se i ka çuar në konsum ditor, të cilat nuk sjellin zhvillim ekonomik”- tha Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco