Analisti Dukagjin Gorani shprehet se Albin Kurti nuk do t’ia dalë në këto zgjedhje të fitojë dhe te ketë mundësinë e krijimit të një qeverie ‘Kurti 3’.
I ftuar në emisionin Çim Peka Live, drejtpërdrejt nga Kosova, ku pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, Gorani tha se qeveria nën drejtimin e Kurtit nuk ka pasur asnjë zhvillim, teksa iu referuar veçanërisht, aspektit ekonomik të vendit.
Sipas Goranit, Kurtit i ka mjaftuar vetëm ajo që e cilësoi si ‘sadaka institucionale’, duke shpërndarë para cash në disa momente të caktuara, por që për analistin, efekti ka qenë i papërfillshëm.
Gorani theksoi gjithashtu s enuk mund të dilet në fushatë elektorale pa program të mirëfilltë, porse vetëm duke sulmuar një opozitë që nuk ka qenë kurrë në pushtet.
VVdel në zgjedhje, jo qeveria. Ishte krijuar fryma sikur po dilte qeveria në zgjedhje jo partia e VV, që është absurd i llojit të vet. Qëllimi është për të treguar, se si dy tabore politike me marrë pjesë në zgjedhje, e jo shumë parti. Meqenëse bëhet fjalë për këtë projeksion, në njërën anë qeveria, e nga ana tjetër gjithë të tjerët, duhet të dimë se ai që ka 50+1 % e krijon qeverinë.
Në situatë të tillë, opozita e ka 51%, Partia VV, në zgjedhje e ka shumë problem për t’iu nënshtruar një testi apo një program, s’ke si e definon kur në zgjedhje sulmon opozitën që s’ka qenë në pushtet.
Ekonomikisht, në kontekstin zhvillimor nga ana e qeverisë, s’ka një projekt. Janë vetëm disa momente kur janë shpërndarë para cash, si formë ‘sadakaje intitucionale’, por efekti ka qenë i papërfillshëm. Nëse kjo kuptohet si sukses nga ana ekonomike, mendoj se ‘dhënia e sadakasë’ s’ishte i duhuri, qëllimi i politikave ekonomike, ka qenë ‘me të zgjatë dorën’.
Asnjë projekt zhvillimor, mund të thuash se e ka bërë qeveria në këto vite. S’ka asnjë avantazh. Është fakt që kjo qeveri s’ka kuptuar që është në bizsnes të zhvillimit të vendit, e jo të deklarimeve të pozicioneve ideologjike. S’ka bërë asnjë gjë, është diskutim i panevojshm.
© SYRI.net