Platformat kineze ‘Temu’ dhe ‘Shein’, janë nën shënjestrën e Komisionit Evropian pasi ajo i karakterizon produktet e tyre të rrezikshme.
BE i ka kërkuar vendeve anëtare që të forcojnë kontrollet doganore për produktet që blihen online nga këto dy platformat, të cilat nuk përmbushin rregullat evropiane.
Zëvendës presidentja e Komisionit Evropian, Hena Vrikunen, tha sot se trendi rritës i ‘e-commerce’ ka shkaktuar shumë sfida për rajonin dhe për këtë arsye sipas saj, BE-ja duhet të marrë masa.
“BE-ja. duhet të minimizojë rreziqet e produkteve të rrezikshme që kërcënojnë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve. Ne duam të shohim një sektor konkurrues të tregtisë elektronike që ruan sigurinë e konsumatorit, por gjithashtu respekton mjedisin." shpjegoi Vrikunen. Syri.net- Kathimerini.
© SYRI.net