Kryetarja e partisë GUXO, Donika Gërvalla ka kërkuar nga qytetarët që me 9 shkurt të votohen dy kandidatet për deputete nga kjo parti, Jeta Statovci dhe Triera Kasumi, duke i quajtur zemrat që Prishtina rreh e zëri që i duhet Kuvendit të Kosovës.
Sipas Gërvallës, Satovci është këtu për të përfaqësuar guximin e për të mos u lëkundur përballë askujt.
“Ato janë këtu për t'ju përfaqësuar me guxim e për të mos u lëkundur përballë askujt. Në Kuvend nuk ka më vend për ata që heshtin, për ata që mbyllin sytë, për ata që shesin interesin e qytetarëve për pushtet personal!”.
Tutje, ajo ka thënë se Prishtina gjithmonë ka ditur të zgjedhë përfaqësues të denjët, e tillë është dhe Jeta.
“Prishtina ka ditur të nxjerrë përfaqësuese të denjta që nuk llogarisin interesa të ngushta, nuk bëjnë lëshime kur vjen puna te drejtësia dhe nuk ndalen përballë asnjë presioni!
Me përvojë, guxim dhe vizion të qartë, Jeta dhe Triera janë të gatshme të marrin përgjegjësinë që Kuvendi i Kosovës dhe kjo kauzë kërkon. Ato janë gati!”, ka përfunduar shkrimin e saj Donika Gërvalla.
Rikujtojmë se Jeta Statovci po e kërkon votën e qytetarëve për herë të dytë, pasi ishte deputete edhe në legjislaturën e shkuar. Ndërsa Triera Kasumi është asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga partia Guxo.
© SYRI.net