Statovci: Fuqishëm do të vazhdojmë qeverisjen edhe për katër vite të tjera

Statovci: Fuqishëm do të vazhdojmë qeverisjen edhe për katër vite të tjera

17:22, 04/02/2025

Kandidatja për deputete nga Guxo, Jeta Statovci sot ka mbajtur një takim me qytetarë, ku ka dëgjuar hallet e tyre dhe ka ndarë mendimet për katër vitet e ardhshme.

Statovci është duke vazhduar intesivisht takimet me qytetarë nëpër cdo lagje të Prishtinës dhe jo vetëm.

“ Në shkollën Naim Frashëri, ku ndamë shumë mendime për katër vitet e ardhshme!

Nëpër lagjet e Prishtinës po vazhdojmë aktivitetin e fuqishëm bashkë me mbështetësit e shumtë që janë të vendosur për mbrojtjen e Republikës”.

Ajo cep me cep të Kosovës, po u tregon gjithë votuesve për punën që ka bërë si deputete në legjislaturën e kaluar dhe arsyejet se pse duhet t’i besohet sërish vota me 9 shkurt.

Statovci gjatë kësaj kohe sa ndodhemi në fushatë elektorale, ka takuar qindra gra ku i ka njoftuar për punënë e mirë që kanë bërë në Qeverisjen Kurti 2 dhe ato që do t’i bëjnë në Kurti 3.

E njëra nga programet më të mirëseardhura për qytetarët ka qene Superpuna, e që tani do të jetë edhe Superpuna për Gratë.

“Së bashku me zonjat .

100 euro shtesë mbi pensionin bazik për gjyshërit që kujdesen për mbesa e nipa kur prindërit e tyre punojnë.

Programi "Superpuna për Gratë" do të garantojë pagën minimale për 6 muajt e pare për bizneset që punesojne gra”, shkruan Statovci në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco