Zëri diasporës do të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës përmes Mustaf Abazit

Zëri diasporës do të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës përmes Mustaf Abazit

18:29, 04/02/2025

Diaspora ka hyrë fuqishëm në garën zgjedhore të 9 shkurtit me emra nga më të ndryshmit, por njëri nga më të spikaturit është ai i biznesmenit Mustaf Abazi.

Abazi është kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja ka bërë një premtim të fuqishëm duke dhënë fjalën se do të bëhet zëri i diasporës shqiptare.

Ai në një intervistë dhënë në një nga mediat kombëtare në Kosovë, deklaron se askush më mirë se ai nuk ia din hallet mërgatës.

Abazi pret një numër të madh të votash nga diaspora pasi tani është rikthyer në atdhe për të dhënë kontributin e tij.

Për me tepër premton që do të sjell investitor nga mërgata.

Abazi shprehet se është interesuar të sjell investime të huaja në Kosovë, por se qeveria aktuale ka deklaruar se në vendin tonë nuk ka siguri të mjafshume, ka paralajmëruar edhe luftë, për këtë shumë investitorë nga diaspora hezitojnë të vijnë e të hapin bizneset e tyre këtu.

Tutje, ai thekson se me ardhjen e LDK-së në pushtet, politikat ekonomike për investimet e huaja do të ndryshojnë dhe se do të jenë aty për t’i lehtësuar procedurat burokratike që të hapen vende të reja të punës, përmes bizneseve të huaja.

Ndiqeni intervistën:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco