Kandidati për deputet nga LDK, Mustaf Abazi ka vazhduar takimet me qytetarë edhe gjatë këtyre 24 orëve të fundit, duke bërë mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e 9 shkurtit.
Ai gjatë takimit me qytetarët e Lipjanit mbrëmë paralajmëroi tërmet politik që do të bëhet pas 9 shkurtit, me triumfimin e LDK-së.
“Tërmet politik kishte sonte në Lipjan.
Edhe një dëshmi tjetër që LDK po rikthehet fuqishëm si forca politike fituese e këtyre zgjedhjeve. Bëhu ndryshimi!”.
Abazi frymë fitoreje gjetën edhe në Batllavë, prandaj është i bindur se Llapi është i LDK-së.

“Frymë fitoreje gjetëm edhe mbrëm në Batllavë njësoj si në çdo shtëpi, lagje, fshat e komunë të Kosovës. Llapi është LDK, Llapi është për ndryshim!”, deklaroi ai.
Mustaf Abazi që është kandidat nga mërgata, premton që ai do të jetë zëri i diasporës në Kuvendin e Kosovës dhe se kontributi i tij do të jetë zhvillimi ekonomik i vendit dhe investimet direkte nga diaspora.
“Entuziazëm i madh e festë për fitore. I lumtur që në një tubim kaq masiv kisha rastin të takoj shumë qytetarë me të cilët ndava pikëpamjet e mija për zhvillimin ekonomik të vendit dhe investimet nga diaspora”, shkruan ai në Facebook.
© SYRI.net