Ministri Krasniqi i lumtur me furnizimin me ujë të pijshëm për lagjet 028 dhe 029: Zotimi ynë u përmbush
16:47, 04/02/2025
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është shprehur i lumtur pas përmbushjes së zotimit për sigurimin e ujit të pijes për shtëpitë në lagjet 028 dhe 029.
Përmes një njoftimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se projekti është përmbushur në bashkëpunim me ministrin Liburn Aliu, e që përfshin një investim prej afro 3 milionë eurosh.
“Ky projekt, me rreth 3 milionë euro investim, është fillimi i transformimit të madh që do të ndodh në Fushë-Kosovë, në lagjet në të cilat investimet serioze, kanë munguar dhe kanë arritur vetëm përgjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2!” u shpreh Krasniqi.
“Zotimi ynë për të siguruar ujin e pijes për secilën shtëpi në lagjet 028 dhe 029 është përmbushur!
Me ministrin Liburn Aliu kemi realizuar një vizitë ku kemi testuar kyçjen e ujësjellësit te disa familje në lagjen 028, duke dëshmuar se zotimi ynë për të siguruar ujin e pijës i cili ka munguar për kaq shumë vite në këtë zonë është përmbushur!
Ky projekt me rreth 3 milion euro investim është fillimi i transformimit të madh që do të ndodh në Fushë Kosovë, në lagjet në të cilat investimet serioze, kanë munguar dhe kanë arritur vetëm përgjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2!”, ka shkruar Krasniqi në facebook.
© SYRI.net
Lexo edhe: