“Llapi e ka nda mendjen! - Mobilizimi për fitoren e thellë të LDK-së më 9 shkurt po vazhdon”, kështu po deklarohet kandidati për deputet nga LDK, Mustaf Abazi.
Ai po thotë se në ditët e fundit të fushatës po vë re se përkrahja po shumëfishohet ndaj subjektit që i takon.
Sipas Abazit, Llapi e Gollaku e ka ndarë mendjen, pasi ka një mobilizimi të jashtëzakonshëm për fitorën e thellë të LDK-së me 9 shkurt.
“Bashkohu me "Rrugën e Re", për një Kosovë që e duam. Bëhu ndryshimi!
I gjithë Llapi e Gollaku, tashmë e ka ndarë mendjen, janë rreshtuar me partinë shtetformuese e shtetndërtuese, LDK-në.
Edhe në Orllan gjetëm atmosferë feste e fitoreje”, shprehet ai në një postim në facebook.
Tutje, Abazi thotë se si kurrë më parë po ka vendosshmëri të qytetarëve për t’i dhënë fund qeverisjes nënsaksione.
“Çdo ditë e më shumë po vërehet vendosshmëria e qytetarëve për ti dhënë fund kësaj qeverisje e cila vendin e futi në izolim e nën sanksione.
Përkrahje e madhe dhe entuziazëm në takimin e sontëm në shkollën "Xheladin Rekaliu" në Podujevë.
Me qeverisjen e LDK-së qytetari do të jetë në qendër”, shkruan ai në facebook
Në anën tjetër edhe në Obiliq Mustaf Abazi ka pasur një pritje të jashtëzakonshme.
© SYRI.net