Problemi më i madh i Kosovës për aktivistin Xhemi Agaj, është Kosova.
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, aktori Agaj njëkohësisht edhe ish-kryetar i shoqatës së bashkësisë shqiptaro-kanadaze në Toronto, theksoi se në Kosovë vijon ende lufta mes ‘të vjetrës dhe të resë’.
Sipas tij, aty nuk ka politika të drejta, duke sjellë gjeostrategjike dhe probleme të thella politike, gjë që “ndikojnë që fqinjët tanë të përfshihen në punët tona”.
Agaj: “Unë nuk i mbaj anë askujt. Jetoj në një shtet ku demokracia funksionon. Kryeministrit tonë në Kanada, i vunë lakun në fyt partia e tij, duhet të japësh dorëheqjen.
Ajo demokracia kanadeze nuk do vijë në trojet tona. Unë e kuptoj situatën tonë, çka diskutohet e çfarë ofrojnë. Është një luftë shumë e madhe politike e asaj që ishte e vjetra me të renë. Edhe me shumë gjëra nga ajo që tha Gazi, gjëra që i shohim mirë nga larg, por kjo luftë e reja me të vjetrën ende vazhdon, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Ku do shkojë populli shqiptar, a do ketë mundësi të zgjedhë një lider të ri që ta marrë këtë popull dhe ta drejtojë aty ku duhet. Ky tranzicion në Shqipëri nuk po përfundon. Në Kosovë po ashtu nuk po konsolidohet shteti, janë probleme gjeostrategjike që po ndodhin. Ne nuk kemi bërë një divorc ligjërish nga dy palët që ndahen. Problemi më i madh i Kosovës është Serbia. Nuk ka politika të drejta. Këto probleme, gjeostrategjike dhe problemet e thella politike, ndikojnë që fqinjët tanë të përfshihen në punët tona. Shqipëria nuk është shtet i konsoliduar, dhe as Kosova. Qëllimi është që mos bashkohen, kështu e shoh unë. Nuk është qëllimi i lindjes që mos bashkohen këto dy shtete, por është edhe qëllimi perëndimor që këto të bëhen. Por, për të patur paqe në Ballkan, për të ruajtur balancat mes shteteve fqinje dhe popullit shqiptar, shqiptarët duhet të bashkohen.
E vërteta është që shqiptarët në Kanada punojnë shumë. Dita nuk është 8 orë, por punë 12 orë. E kanë gjetur lirinë atje, mundesh të realizosh ëndrrat e tua. Ka qenë lajm i mirë që ne do të votojnë, hera e parë edhe për Kosovën. Herën e kaluar ishte me postë. Isha i angazhuar me konsullin e Kosovës dhe aty ishte një kolege e imja dhe bëmë ca video për sensibilizimin e shqiptarëve nga Kosova. Kjo është demokraci”.
© SYRI.net