Kryetari i Zubin Potokut thotë se po kërcënohet me jetë për herë të katërt nga i njëjti person

Kryetari i Zubin Potokut thotë se po kërcënohet me jetë për herë të katërt nga i njëjti person

10:07, 03/02/2025

Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se është kërcënuar me jetë nga një preson përmes rrjeteve sociale.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Zeqiri ka theksuar se nga ky person është kërcënuar për herë të katërt.

“Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njëjti kriminel për herë të katërt. Ky qyqar (Kukavic) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe m’i ofendon heronjtë dhe figurat historike të popullit shqiptar. Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua por më kërcënon përmes rrjeteve sociale”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.

Për kërcënimet nga ky person, kryetari i Zubin Potokut kishte njoftuar edhe më herët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco