Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

22:21, 01/02/2025

Sonte është rapotuar se ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

Lidhur me këtë janë deklaruar nga policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rreth orës 20:30 është raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar”, ka thënë Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco