Fushata elektorale për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit është drejt fundit, na ndajnë vetëm edhe 8 ditë deri në përmbylljen e kësaj periudhe.
Shumë takime, premtime dhe mbi të gjitha entuzizëm janë parë për gjatë këtyre ditëve në fushatën e LDK-së, e që në degën e saj në Podujevë ka sjellë ndryshime në listën e deputetëve, të cilët po mirëpritën shumë mirë nga qytetarët.
Në këtë listë për herë të parë po garon edhe biznesmeni llapjan, Mustaf Abazi që vjen nga diaspora, i cili fuqishëm po përkrahet nga qytetarët. E këtë më së miri e dëshmojnë takimet që ai po e realizon gjatë këtyre ditëve.
Fshati Sekiraq ishte vendi ku nisi fushatën e tij, Abazi po aty është rikthyer për të dhënë fjalën se pas 9 shkurtit do të veprojë ashtu sic u ka premtuar gjatë kësaj kohe.
“Sekiraqën e kishim vendtakim ne fillim të fushatës, nga ku e kuptuam se entuziazmi për LDK-në ishte i madh.
U rikthyem sot aty për të takuar edhe njëherë banorët shumë punëtor e shumë bujar të këtij fshati të bukur të Llapit.
Sërish u besatuam për të qenë bashkë e për të vazhduar me mobilizim deri sot një javë kur edhe do të vuloset fitorja jonë e thellë.
Pas 7 ditësh me LDK-në në krye të vendit, Kosova do të filloj të duket krejt ndryshe”, shkruan Abazi në Facebook.
“Fitorja jonë po afron”
Prezencë të madhe të qytetarëve u panë edhe në fshtatin Lupc të Podujevës, gjatë ditës së djeshme ku Abazi po thotë se po konfirmohet gatishmërin e tyre për fitore të LDK-së.
“Prezenca e madhe e qytetarëve në takimin e mbrëmshëm në Podujevë e Lupç,është konfirmim për gatishmërinë e tyre për fitoren e LDK-së.
Ata e thanë zëshëm, se e duan LDK-në në krye të vendit, sepse ne jemi forca e vetme politike që mund ta ribëjë këtë vend pas kësaj keqeverisje nga këta dështakë në ikje.
Le të vazhdojmë me këtë frymë e këtë mobilizim. Fitorja jonë po afron”, shprehet Abazi.
“Ditën e 21-t të fushatës e mbylla me një takim shumë të këndshëm me banorët e fshatit Lupç.
Tek Humolli Petrol, u bëmë bashkë për ta konfirmuar edhe një herë gatishmërinë qytetare për fitoren e madhe të LDK-së.
Edhe këtu premtova se me mua si deputet, investimet nga diaspora do të rriten në mënyrë të kënaqshme, pasi që kjo është edhe pjesë e programit të LDK-së.
Bëhu ndryshimi, bashkohu me LDK-në ”, deklarohet tutje Abazi.
Kujtojmë se Mustaf Abazi është në listën e LDK-së me numrin 76 dhe vjen nga mërgata, e që në këto zgjedhje është zëri i tyre.
Ai po merr edhe mbështetje nga emra të fuqishëm ndërkombëtar.
© SYRI.net