Rama dështon t’i përgjigjet Ahmetajt, nuk mohon dot asnjë akuzë nominative

Rama dështon t’i përgjigjet Ahmetajt, nuk mohon dot asnjë akuzë nominative

15:17, 01/02/2025

Si reallë herë më parë, njeriu që ulej një karrige tutje Edi Ramës e ka akuzua këtë të fundit si kreun e organizatës, Ballukun plaçkitësja etj dhe ka folur me shifra konkrete e fakte.

Miliona për baxhanakun e Ramës, miliona për familjarët e tij te AKSHI dhe Eko-Park, 14-mijë euro fluturimi privat me Air Albani, 28-mijë euro bileta për ndeshjen e basketbollit, 10-mijë euro seanca e detoksit, apo 33.600 euro një shishe verë…Rama sot nga Kuvendi Rinor i Partisë Socialiste, nuk ka mundur dot t’i përgjigje Arben Ahmetajt dhe të hedhë poshtë akuzat.

Akuzat e Ahmetajt ishin nominative, me emër dhe mbiemër, dhe emri kryesor në çdo akuzë ishte Edi Rama.

E vetmja gjë që ka thënë Rama është retorika boshe dhe ka lënë të kuptohet se Arben Ahmetaj nuk ka gënjyer, por vetëm mos i besoni atij. Kaq është gjithë nënkuptimi i togfjalëshit të Ramës si përgjigje ndaj Ahmetajt.

Sigurisht ka marrë edhe autorësinë e kapjes së drejtësisë për të disatën herë, kur thotë se kam bërë unë.

Por drejtësi, që siç është provuar, nuk i afrohet kurrë atij në çdo aferë korruptive që i del emri dhe askujt prej vartësve të tij të cilët ky nuk e ka lëshuar më parë.

Pra, drejtësi me ndërsim.

“Ata mund t’ju thonë se jemi një çetë hajdutësh, sepse ky dhe ai që deri dje ishin me ne, madje edhe një karrige më tutje nga unë, janë sot në duart e drejtësisë apo janë në kërkim nga drejtësia, por ju do t’i thoni vetes dhe të tjerëve se po të mos ishim ne socialistët që përdorëm pushtetin tonë për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë, sot nuk do të kishte asnjë njeri të pushtetit të sotëm dhe të djeshëm para drejtësisë siç nuk pati që prej vitit 1912, kur ne bëmë Reformën në Drejtësi. Reformën në Drejtësi ne e bëmë siç e thamë jo për të luftuar kundërshtarët, por për t’u dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti”, u shpreh Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco