Gazmend Saiti, gazetar është shprehur se zgjedhjet e 9 Shkurtit në Kosovë janë afër dhe gjuah që po përdoret ditët e fundit nga deputetët është shumë e ashpër. Ai cilësoi se Memli Krasniqi akuzon qeverinë aktuale se po bashkëpunon me Serbinë.
Gazetari Gazment Saiti i ftuar në intervistën e ditës në Syri TV foli mbi zhvillimin e zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë më datë 9 Shkurt, ku cilësoi se gjuha e deputetëve që pretendohet të bëhen kryeministër sa vjen e ashpërsohet.
Gjithashtu ai solli në vëmendje edhe akuzën e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi ndaj qeverisë së Albin Kurtit ku theksoi se po bashkëpunon me Vuçiç.
Gazment Saiti:
Ditët e fundit ka pasur një ashpërsim të gjuhës së politikanëve kryesorë që udhëheqin fushatat apo pretendojnë të bëhen kryeministra pas datës 9 shkurt. Pjesa e marrjes së marrjes drejtpërdrejt me biznesin që i ka kulur goxha pikë kryeministrit Albin Kurti, ai është marrë me biznesmenët më të fuqishëm në Kosovë. Atë e kanë sulmuar në vëndin e tij të lindjes, në Pejë, është phesa e biznesmenëve Devolli.
Kemi ashpërsim të gjuhës edhe të përfqasuesve të partive të tjera politike. Në PDK është më shumë që sulmon pjesën e bashkëpunimeve të qeverisë së Kosovës me Serbinë, është kryetari Memli Krasniqi më pak i vrazhdë. Kanditati për kryeministër Bedri Hamza kurse Memli Krasniqi e ka akuzuar qeverine e Kosovës drejtpërdrejt se është në bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë e Serbisë.
Rasti i fundit ku u publikuan të dhënat e kryetares së grupit parlamentarë të vetvendosjes ku janë publikuar të dhëna që flet me Radocicin. Ajo pak që ka pasur sulmeve në drejtim me Serbinë ka qenë AK-ja. AK është me më pak sulme sepse vetë ishkryeministri dhe kryetara AK-së Ramush Haradinaj është parë në shoqërinë e Radoiçiç dhe natyrisht që ka zëra që edhe kohët e fundit kur ai është shpallur në arrati ka pasur edhe takime me të. Këto nuk janë të faktuara por ka zëra të tjerë që dhe një ministër i qeverisë së Kosovës edhe pse janë në kohë fushate shkon në takime me përfaqësues të Serbisë. Bëhet fjalë për Ministrin e Infrastrukturës.
© SYRI.net