Siguria në veri, ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në vijën kufitare me Serbinë

Siguria në veri, ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në vijën kufitare me Serbinë

14:26, 31/01/2025

KFOR përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur për një kontroll rutinor që forcat turke kanë kryer sot në disa lokalitete në veri të Kosovës për të siguruar siguri përgjatë vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftim thuhet se këto  aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të përditshme të misionit të KFOR-it për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet

“Këto përpjekje janë pjesë e përpjekjeve të përditshme të misionit të KFOR-it për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco