Avokati i familjes Ademaj thotë se përfshirja e Naim Murselit në vrasjen e Liridona Ademajt është e qartë

Avokati i familjes Ademaj thotë se përfshirja e Naim Murselit në vrasjen e Liridona Ademajt është e qartë

14:21, 31/01/2025

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla është shprehur para mediave duke thënë se deklarimi i pafajshëm i Naim Murselit ishte i pritshëm.

Madje ai tha se edhe po ta pranonte fajësinë, nuk do të ishte diçka e re për familjen Ademaj.

“Nuk mund të themi në asnjë rast se ka qenë e pritshme apo jo, për shkak se provat materiale edhe ato që parashihen në aktakuzë janë aq  të qarta, ashtu edhe sikur të pranonte fajësinë nuk do të ishte diçka e re për ne, edhe mospranimi i fajësisë është diçka e pritshme, por edhe sikur ta pranonte nuk do të kishte çudi apo habi se pse e ka pranuar”, ka thënë Syla.

Ndërkohë, Naim Murseli në seancën e sotme është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Ndryshe, Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë./teve1.info/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco