Lendrit Iljazi zëri i rinisë që synon ulëse në Parlamentin e Kosovës

Lendrit Iljazi zëri i rinisë që synon ulëse në Parlamentin e Kosovës

13:29, 31/01/2025

Shumë emra të rinj kanë ia kanë mësyrë ulëseve të Kuvendit të Kosovës për t’u bërë deputet në legjislaturën e 13-të, e njëri ndër ta është edhe Lendrit Iljazi nga komuna e Dragashit.

Po kush është Lendriti Iljazi?

Iljazi është kandidat nga partia GUXO dhe garon në këto zgjedhje në kuadër të listës të Vetëvendosjes.

Ai ka lindur në fshatin Zgatar te Dragashit (Opojes) dhe është rritur me vlerat e punës, përkushtimit dhe ndershmërisë. Si një i ri i arsimuar dhe i motivuar, ai ka nisur një karrierë të suksesshme në politikë, duke u bërë një nga zërat më të fuqishëm të rinisë.

Në angazhimin e tij politik, Lendriti është zgjedhur Kryetar i Forumit Rinor të partisë “Guxo”, ku ka luajtur një rol kyç në fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e politikave progresive. Përveç kësaj, ai mban pozitën e Këshilltarit Politik të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Jashtme të Kosovës, duke dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të vendit.

Opoja, vendlindja e tij, ka një vend të veçantë në zemrën e Lendritit. Me gjithë angazhimet e shumta, ai nuk ka harruar asnjëherë rrënjët e tij dhe ka qenë gjithmonë i gatshëm të mbështesë nisma dhe projekte për zhvillimin e kësaj zone. I heshtur në natyrë, por i palodhshëm në veprim, ai është një model për të rinjtë që duan të sjellin ndryshime të prekshme.

Energjia, vullneti dhe përkushtimi i tij janë dëshmi se rinia mund të bëjë ndryshimin. Nevojiten më shumë të rinj si Lendriti, të cilët me vizion dhe punë mund të kontribuojnë për zhvillimin dhe promovimin e Kosovës.

Lendrit Iljazi nuk është vetëm një emër në listë – ai është një zë i fortë për rininë dhe të ardhmen dhe bartë nr.37.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco