Si lindi konflikti mes binjakëve/ 15-vjeçari u qëllua duke hyrë në banesë

Si lindi konflikti mes binjakëve/ 15-vjeçari u qëllua duke hyrë në banesë

11:13, 31/01/2025

Tre vëllezër të familjes Pëllumbi në Fushë Mëzez jetonin në një banesë private njëkatëshe me tre hyrje, ku secili kishte hyrjen e tij.

Dy nga vëllezërit, që janë binjakë, Florent dhe Nazmi Pëllumbi kanë pasur një konflikt për motive të dobëta me njëri-tjetrin.

Ata janë zënë në oborrin e banesës dhe më pas kanë ndërhyrë pjesëtarë të tjerë të familjes Pëllumbi për t'i ndarë.

Në atë moment Nazmi Pëllumbi ka shkuar në banesë, ka marrë automatikun dhe është kthyer në oborrin e banesës për të qëlluar drejt vëllait binjak, Florent Pëllumbi.

Dëshmitarët kanë deklaruar në polici se i kanë parë duke i tërhequr armën njëri-tjetrit.

Ndërsa 15-vjeçari që mbeti i plagosur nuk ka qenë në banesë kur ndodhi konflikti, ai ka qene jashtë dhe ka dëgjuar zhurmën që po konfliktoheshin xhaxhallarët dhe është nisur për t'u futur brenda në oborrin e shtëpisë.

Në momentin që është afruar te porta kryesore e banesës, për t'u futur në oborr, e kanë kapur plumbat.

Nga pamjet që ka policia, duket që i mituri është jashtë dhe teksa hap portën për t'u futur në në oborr ku po konfliktoheshin xhaxhallarët.

Atë e kapin 3 plumba, një në kraharor dhe dy në krah. I mituri është plagosur para derës së shtëpisë, plumbat kanë çarë llamarinën e portës dhe kanë goditur të miturin.

Tre vëllezërit e familjes Pëllumbi nuk ka treguar të vërtetën dhe ka qenë më pas e ëma e të miturit që ka treguar që pasur konflikt mes kunetërve. Më pas policia ka parë edhe shenjat e plumbave në portë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco