Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi

Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi

18:02, 26/07/2026

Kristjan Asllani ka marrë një lajm të keq në një moment vendimtar të verës.

Interi ka zyrtarizuar dëmtimin e mesfushorit shqiptar, i cili mungoi edhe në miqësoren ndaj Karlsruher dhe nuk ishte as në stolin e rezervave.

Sipas klubit zikaltër, Asllani ka pësuar një dëmtim muskulor vetëm dy ditë më parë, çka vë në dyshim praninë e tij në turneun aziatik që Interi do të zhvillojë javën e ardhshme.

Skuadra italiane do të përballet me Manchester Cityn, Milanin dhe Juventusin në tre miqësore prestigjioze, por mesfushori i Kombëtares shqiptare rrezikon t’i ndjekë ato nga jashtë fushës.

Ky dëmtim vjen në një moment delikat për 24-vjeçarin, i cili është në kërkim të një destinacioni të ri gjatë merkatos së verës.

Minutat në ndeshjet përgatitore do të ishin një mundësi e mirë për të bindur klubet e interesuara dhe për të treguar formën e tij.

Tashmë mbetet për t'u parë sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave Asllani dhe nëse do të arrijë t'i bashkohet ekipit në turneun aziatik, ndërsa e ardhmja e tij tek Interi vazhdon të mbetet e paqartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco