Nuk ka asnjë dyshim se çfarë përfaqëson.
Vinisius Zhunior, shkurt Vinisius, është një nga yjet më të mëdhenj të Realit, të Brazilit dhe të futbollit botëror, por gjithsesi duket se ai është në rrugën e largimit nga gjigandët spanjollë.
Klubi më i madh i botës në futboll nuk është se ka ndonjë dëshirë për ta humbur 26-vjeçar, I cili vetëm tani po arrin kulmin e karrierës, por raportet janë të tilla që e bëjnë të pamundur vazhdimin.
Në stol ka mbërritur Zhoze Murinjo, trajneri portugez që dëshiron të jetë vetë protagonist, dhe që e akuzoi vjet Vinisiusin si provokator, ndërsa Reali luajti në Champions me Benfikën e tij.Po ashtu, që nga largimi I Karlo Ançelotit, futbollisti nuk e ka pasur të lehtë në Madrid, sidomos me pasardhësin e tij, Shabi Alonso.
Ylli brazilian ka një karton që kushton 140 milionë euro, ndonëse fakti që ka edhe vetëm një vit kontratë në “Santiago Bernabeu” bën që kostot të ulen ndjeshëm.
Gjithçsesi, Reali nuk duket se po ndjek këtë politikë, përkundrazi, pasi presidenti Florentino Perez ka vendosur çmimin 160 milionë euro për shërbimet e Vinisiusit.
Të shohim sesa do të rezistojë, pasi sulmuesi ka refuzuar deri tani rinovimin e kontratës.
Lajmet janë që ka një diferencë të madhe përsa i përket rrogës.
Vinisius fiton sipas kontratës së tanishme 15 milionë euro në sezon, dhe klubi është gati t’i japë 20 milionë.
Kjo nuk e kënaq futbollistin, i cili ka kërkuar që në vit të marrë 30 milionë euro, që do të thotë 550 000 euro në javë pas pagesës së taksave.
Arsenali është klubi më i interesuar për brazilianin, por e vërteta është që me shpenzime të tilla, qoftë për kartonin, apo për rrogën, do të ishte e pamundur të arrihej një marrëveshje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: