Jo vetëm kampion në ring, por edhe jashtë!
Antoni Xhoshua, rrëmbeu zemrën e të gjithëve, pas duelit ndaj Kristian Prengës, ku fitoi me nokaut në raundin e dytë.
Në festën pas triumfit, Xhoshua, kërkoi nga spektatorët flamurin shqiptar, të cilin e hodhi krahëve së bashku me atë të vendit të tij.
Një gjest shumë fisnik që vetëm kampionët e mëdhenj e bëjnë.
Për Xhoshuan, kjo fitore e rikthen fuqishëm në garën për duelet më të mëdha të divizionit, ndërsa për Prengën mbetet krenaria e një paraqitjeje që për pak çaste bëri të besonte gjithë botën e boksit se mrekullia shqiptare ishte shumë pranë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: