Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët në ditën e 56 të protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Polemika para emërimit, shkak lidhja e Pirlos me kompaninë e basteve në Rusi

Polemika para emërimit, shkak lidhja e Pirlos me kompaninë e basteve në Rusi

18:05, 25/07/2026

Para zyrtarizimit si trajner i Italisë, Andrea Pirlo po përballet me polemika dhe akuza.

Diskutimet lidhen me bashkëpunimin e tij si ambasador global i kompanisë ruse të basteve Fonbet, një marrëdhënie që ka ngjallur reagime të mëdha.

Pirlo e mori këtë rol gjatë kohës kur drejtonte United FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, klub në pronësi të Sergey Lomakin, i cili ka përqindje edhe te Fonbet. Ish-mesfushori italian mori pjesë gjithashtu në një aktivitet të organizuar nga kjo kompani në Moskë, duke u përballur me kritika nga disa sportistë, mes tyre edhe ukrainasi Vladyslav Heraskevych.

Megjithatë, nuk rezulton që Pirlo të ketë shkelur ndonjë ligj apo rregull me këtë bashkëpunim. Sipas raportimeve, nëse ai emërohet trajner i Italisë, marrëdhënia me Fonbet do të ndërpritet automatikisht, pasi posti i trajnerit të kombëtares nuk lejon kontrata të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco