Premier Liga vazhdon të rishkruajë rregullat e tregut të transferimeve.
Edhe në verën e vitit 2026, klubet angleze po demonstrojnë fuqi financiare të pakrahasueshme, duke përfunduar marrëveshje rekord dhe duke konsoliduar dominimin financiar të ligës më të pasur në botë.
Sipas “Marca”, merkato e verës ka filluar me disa klube kanë vendosur tashmë rekorde të reja për transferimin më të shtrenjtë në historinë e tyre. Ky trend mund të vazhdojë në javët e ardhshme, teksa shumë marrëveshje të profilit të lartë ende nuk kanë… filluar. Sido që të jetë, dominimi i Premier Ligës është i dukshëm kur shikohen shpenzimet e përgjithshme të ligave të ndryshme evropiane.
Sipas të dhënave të “Transfermarkt.de”, klubet angleze kanë investuar deri tani 1.55 miliardë euro, shifër mbresëlënëse kur krahasohet me turnetë e tjerë të mëdhenj evropianë. Serie A renditet e dyta me 589.4 milionë euro, e ndjekur nga Bundesliga me 434.6 milionë euro, La Liga me 307.1 milionë dhe Liga franceze me 247.9 milionë euro.
MORGAN ROXHERS
Nënshkrimi më ikonik i verës është ai i Çelsit prej 137 milionë eurosh, me Morgan Roxhers nga Aston Vila. Ky transferim me siguri do të hyjë në historinë e futbollit anglez.
Me këtë shumë, 23-vjeçari u bë lojtari më i shtrenjtë i blerë nga një klub i Premier Ligës, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Moises Kaisedo, i cili gjithashtu erdhi për 133 milionë, Roxhers gjithashtu u bët lojtari më i paguar në historinë e Çhelsit, duke tejkaluar edhe Enco Fernández, i cili u ble për afërsisht 121 milionë.
Investimi i madh u bë i mundur edhe nga shitjet e konsiderueshme, pasi erdhën 150 milionë euro nga largimet e Mark Kukurejas, Andrej Santos apo Xhorxh, përveç kompensimit të konsiderueshëm të marrë nga Siti për Mareskan.
SITI E TOTENHEM
Mançester Siti gjithashtu bëri një nga marrëveshjet më të mëdha të verës, duke blerë Eliot Anderson nga Notingem Forest për 135 milionë. Ky është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur me ardhjen e Grilish.
Ndërkohë, Totenhem theu të gjitha rekordet vendase me blerjen e Sandro Tonalit, për 116 milionë euro, ndërsa “Spurs” investuan gjithashtu 99 milionë euro për Mateus Fernandes, duke konfirmuar dëshirën për të ndërtuar një skuadër konkurruese.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: