Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Falcone, Borsellino - Si shpëtuan Italinë

Joshua zbulon planin pas fitores ndaj Kristjan Prengës: Më befasoi kur më rrëzoi

Joshua zbulon planin pas fitores ndaj Kristjan Prengës: Më befasoi kur më rrëzoi

16:35, 26/07/2026

Anthony Joshua ka folur për herë të parë pas fitores me nokaut ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga, duke pranuar se momenti kur u rrëzua në sekondat e para të duelit nuk ishte pjesë e planeve të tij.

Britaniku u përball me vështirësi që në fillim të meçit, pasi Prenga arriti ta rrëzonte dy herë.

Megjithatë, Joshua reagoi me qetësi dhe në raundin e dytë e mbylli sfidën me nokaut pas një serie goditjesh të fuqishme.

"Prenga ishte i fortë dhe erdhi për të më nokautuar. Kur më rrëzoi pas 20-30 sekondash mendova vetëm se duhej të ruaja qetësinë. Ishte një ndeshje me 12 raunde dhe duhej ta prisja momentin tim", deklaroi Joshua për DAZN.

Ai zbuloi se strategjia e tij kishte qenë që në fillim të fitonte me nokaut, por pranoi se u befasua nga nisja e vrullshme e shqiptarit.

"E kisha planifikuar ta nokautoja, por në momentin e duhur. Për një çast mendova se kjo nuk ishte pjesë e skenarit, ndaj duhej të isha i duruar. Momenti im erdhi në raundin e dytë", shtoi ish-kampioni i botës.

Joshua theksoi se nuk pati asnjëherë dyshime për rezultatin final, pavarësisht vështirësive në fillim të sfidës.

Pas kësaj fitoreje, vëmendja tashmë është te superdueli i shumëpritur ndaj Tyson Fury, një përballje që tifozët e boksit e kanë kërkuar prej vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco