Skandali i gjyqtarëve në Itali, zbulohet emri i drejtuesit të Interit që komandonte dizenjatorin Rocchi

Skandali i gjyqtarëve në Itali, zbulohet emri i drejtuesit të Interit që komandonte dizenjatorin Rocchi

10:56, 01/05/2026

Një tjetër episod i bujshëm po trondit futbollin italian, teksa hetimi i Prokurorisë së Milanos mbi botën e arbitrimit po zbulon detaje gjithnjë e më të ndërlikuara.

Mes përgjimeve, dëshmive dhe hipotezave që ende nuk janë konfirmuar plotësisht, ka dalë në pah edhe emri i një drejtuesi të lidhur me Interin.

Sipas raportimeve të “La Repubblica”, në një bisedë të datës 2 prill 2025 përmendet Gianluca Rocchi, ish-dizenjatori i arbitrave, i cili thuhet se ka diskutuar mbi zgjedhjet e gjyqtarëve në lidhje me interesat e klubit zikaltër.

Në këtë kontekst, përmendet edhe emri i Giorgio Skenone, një menaxher i Interit që merret me marrëdhëniet me gjyqtarët nga ndeshja në ndeshje.

Sipas materialeve hetimore, ai dyshohet se ka pasur ndikim në mënyrën se si vlerësoheshin disa vendime apo emërime arbitrash.

“Në këtë intervistë ish-dizenjatori kishte përmendur se cilat zgjedhje të gjyqtarëve do të ishin apo nuk do të ishin të pëlqyera nga klubi zikaltër”, thuhet në raportimin e medias italiane.

Ende mbetet e paqartë nëse komunikimi mes palëve është zhvilluar drejtpërdrejt apo përmes telefonit, ndërsa hetimet janë në vijim dhe pritet të hedhin më shumë dritë mbi këtë çështje të ndjeshme.

Ky zhvillim rrezikon të hapë një kapitull të ri polemikash në futbollin italian, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi integritetin e garës dhe rolin e arbitrimit në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco