Messi në krye, por kujdes Mbappé-në: 10 golashënuesit më të mirë në Botëror

Messi në krye, por kujdes Mbappé-në: 10 golashënuesit më të mirë në Botëror

23:37, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas finales së vitit 2022, rivaliteti vazhdon edhe katër vite më vonë, këtë herë nga distanca. Lionel Messi dhe Kylian Mbappé po vazhdojnë garën e tyre historike për rekordin e golave në Kupat e Botës.

Messi ka hyrë edhe më thellë në histori pas ‘dopietës’ ndaj Austrisë, duke arritur në 5 gola në këtë turne dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në fazën finale të Botërorit me 18 gola, duke kaluar Miroslav Klose-n, i cili mbetet me 16.

Vetëm një javë më parë, ishte Mbappé ai që kishte marrë kryesimin në këtë duel simbolik. Pas ‘dopietës’ ndaj Senegalit, sulmuesi francez kishte arritur në 14 gola, duke kaluar Messin që kishte 13. Por përgjigjja e argjentinasit nuk ka vonuar: paraqitje vendimtare ndaj Algjerisë dhe Austrisë kanë ndryshuar sërish renditjen dhe kanë rindezur garën.

Kjo “luftë” statistikore mes dy yjeve duket larg përfundimit. Madje, në ndeshjen e fundit Mbappé reagoi menjëherë, duke shënuar golin e avantazhit për Francën ndaj Irakut, duke e mbajtur presionin mbi rivalin e tij. Tani sulmuesi i Realit të Madridit është në kuotën e 15 golave, tre më pak se Messi.

Në listën e dhjetë golashënuesve më të mirë të historisë së Botërorit figuron edhe Harry Kane me 10 gola, ndërsa ai pritet të përmirësojë shifrat në ndeshjet ndaj Panamasë dhe Ganës.

Top-10 golashënuesit në Botëror:

  1. Lionel Messi (Argjentinë) – 18 gola
  2. Miroslav Klose (Gjermani) – 16 gola
  3. Ronaldo (Brazil) – 15 gola
  4. Kylian Mbappé (Francë) – 15 gola
  5. Gerd Müller (Gjermani Perëndimore) – 14 gola
  6. Just Fontaine (Francë) – 13 gola
  7. Pelé (Brazil) – 12 gola
  8. Sándor Kocsis (Hungari) – 11 gola
  9. Jürgen Klinsmann (Gjermani) – 11 gola
  10. Thomas Müller (Gjermani) – 10 gola

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco