Lajmi i fundit

LIVE- Pas marshimit, protesta vendoset para kryeministrise, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Doku bëhet baba për herë të parë gjatë Botërorit, largohet përkohësisht nga Belgjika për të qenë pranë partneres

Doku bëhet baba për herë të parë gjatë Botërorit, largohet përkohësisht nga Belgjika për të qenë pranë partneres

21:38, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një moment i veçantë ka shënuar jetën e futbollistit belg Jérémy Doku gjatë Kupës së Botës 2026. Sulmuesi anësor i Belgjikës është bërë baba për herë të parë, pasi partnerja e tij solli në jetë një djalë, të cilit çifti i ka vendosur emrin Praise.

Lajmi u konfirmua nga Federata e Belgjikës përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Doku kishte marrë leje të veçantë nga federata për t’u larguar përkohësisht nga grumbullimi i kombëtares dhe për të udhëtuar drejt Londrës, në mënyrë që të ishte pranë partneres së tij në këtë moment të rëndësishëm familjar.

24-vjeçari nuk ishte në dispozicion të Belgjikës në ndeshjen ndaj Iranit, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Përveç udhëtimit drejt Anglisë, ai po përballej edhe me probleme respiratore që e penguan të aktivizohej në atë takim.

Megjithatë, sipas raportimeve të medieve belge, Doku pritet të rikthehet të martën në kampin bazë të Belgjikës, në Seattle, ku do të bashkohet sërish me shokët e skuadrës për vazhdimin e aventurës në Botërorin 2026.

Lindja e djalit të tij ka sjellë gëzim të madh për futbollistin belg, i cili po jeton një nga momentet më të bukura të jetës personale, ndërsa njëkohësisht përpiqet të ndihmojë Belgjikën në objektivat e saj në skenën më të madhe të futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco