Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

VIDEO/ Messi në përjetësi, çfarë goli kundër Austrisë! Thyen rekordin e Klose-s

VIDEO/ Messi në përjetësi, çfarë goli kundër Austrisë! Thyen rekordin e Klose-s

19:12, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Argjentina dhe Austria po përballen në raundin e dytë të fazes së grupeve të Botërorit 2026, ku një moment vendimtar ka ardhur shumë herët në lojë: Lionel Messi humbi një penallti që mund ta kishte futur në histori.

Në minutën e 4-t, pas një depërtimi në zonë të Lautaro Martínezin, sulmuesi argjentinas u rrëzua pas një kontakti me mbrojtësin kundërshtar. Fillimisht arbitri Amin Omar lejoi vazhdimin e lojës, por më pas ndërhyri VAR-i, duke sinjalizuar një faull të mundshëm dhe duke akorduar penallti për Argjentinën në minutën e 8-të.

Topin e mori kapiteni Lionel Messi, i cili kishte mundësinë e artë për të kaluar në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë në historinë e Botërorëve. Megjithatë, në minutën e 9-të, goditja e tij nuk ishte e saktë, duke e humbur penalltinë dhe duke lënë stadiumin në heshtje për një moment.

Penalltia e humbur nga Messi

38' - Goooool! Argjentina kalon në avantazh. Lionel Messi përfiton në mënyrë perfekte nga një pasim i kthyer nga Facundo Medina në kufijtë e zonës dhe me një goditje të bukur mposht portierin, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë. 1-0. 'Ylli' argjentinas thyen rekordin e Kloses me 17 gola në Botëror.  

Goli i Lionel Mesit (1-0)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco