Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Belgjika me Lukakun titullar ndaj Iranit, ‘Djajtë e Kuq’ kërkojnë reagim pas startit të zbehtë në Botëror

Belgjika me Lukakun titullar ndaj Iranit, ‘Djajtë e Kuq’ kërkojnë reagim pas startit të zbehtë në Botëror

20:05, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Belgjika zbret sërish në fushë për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Botërorin 2026, ku përballet me Iranin në ‘Los Angeles Stadium’ (21:00). “Red Devils” kërkojnë të rikuperojnë pas një starti jo bindës, pasi në ndeshjen e parë u ndalën në barazim 1-1 ndaj Egjiptit.

Trajneri i Belgjikës ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Romelu Lukakut, i cili hyn në formacion pas paraqitjes si zëvendësues në sfidën e parë, ku arriti të ndikojë menjëherë në lojë duke detyruar një autogol të kundërshtarëve. Sulmuesi i Napolit pritet të udhëheqë repartin ofensiv në një ndeshje ku Belgjika synon patjetër tri pikët.

Ndryshime të rëndësishme ka edhe në formacionin titullar. Kevin De Bruyne mbetet lideri i mesfushës, ndërsa Thibaut Courtois ruan vendin mes shtyllave si një nga figurat më me eksperiencë të skuadrës. Në mbrojtje vihen re rreshtime të reja, me Mechele dhe Ngoy që mbajnë vendet e tyre, ndërsa Maxime De Cuyper aktivizohet në vend të Castagne.

Nga ana tjetër, Jeremy Doku mungon në këtë sfidë për arsye personale, pasi është larguar për shkak të lindjes së fëmijës së tij të parë. Amadou Onana mbetet në stol, ndërsa Trossard pritet të operojë sërish në krahun e djathtë të sulmit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco