Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

VIDEO/ Spanja 'uragan', shpërthen me goleadë ndaj Arabisë Saudite

VIDEO/ Spanja 'uragan', shpërthen me goleadë ndaj Arabisë Saudite

20:00, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Spanja ka dhuruar një paraqitje spektakolare në ndeshjen e saj të dytë në grup, duke shkatërruar 4-0 Arabinë Saudite me një fitore bindëse dhe një lojë tërësisht dominuese nga minuta e parë deri në fund. “La Roja” e nisi furishëm takimin dhe nuk i la asnjë hapësirë kundërshtarit, duke e mbyllur praktikisht historinë e ndeshjes që në pjesën e parë.

Arabia Saudite rezistoi vetëm pak minuta përballë presionit të spanjollëve, teksa Lamine Yamal zhbllokoi rezultatin pas vetëm 10 minutash lojë, duke finalizuar një aksion të shpejtë të ndërtuar nga krahu i majtë dhe asistuar nga Oyarzabal. Vetëm pak minuta më vonë, vetë Oyarzabal u shfaq në qendër të vëmendjes duke dyfishuar shifrat, përpara se të realizonte edhe golin e tretë, duke e kthyer ndeshjen në një dominim të plotë spanjoll.

Në pjesën e dytë, Spanja nuk uli ritmin dhe vazhdoi spektaklin. Një autogol i mbrojtjes saudite e çoi rezultatin në 4-0, duke vulosur një fitore të thellë dhe një performancë që konfirmon formën e jashtëzakonshme të skuadrës në këtë Botëror.

Me këtë triumf të pastër, Spanja dërgon një mesazh të qartë për rivalët: është një nga favoritët kryesorë për trofeun.

Golat

Arabia Saudite reziston vetëm 10 minuta përballë Spanjës në ndeshjen e dytë në grup. Pas një aksioni të shpejtë nga e majta, Oyarzabal fut një top të fortë në zonë, që gjen Lamine Yamal-in në shtyllën e dytë, me sulmuesin e Barcelonës që e shtyn drejt rrjetës, 1-0.

 

Vjen edhe golin i dytë për Spanjën, Oyarzabal shtyn topin përtej vijës fatale nga një distancë e afërt në minutën e 22-të.

Goli i Oyarzabal (2-0)

Nuk ndalet Spanja, pas vetëm një minute lojë nga goli i dytë, vjen i treti, me firmën e të njëjtit lojtar, Oyarzabal, 3-0.

 

 

Me fillimin e pjesës së dytë vjen goli i katër: Tambakti devijon në portën e ti, 4-0. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco