Julián Álvarez shkakton tronditje në merkato, kërkon largimin nga Atletico për Barcelonën

Julián Álvarez shkakton tronditje në merkato, kërkon largimin nga Atletico për Barcelonën

23:47, 22/06/2026

Sulmuesi argjentinas Julián Álvarez ka dalë hapur për të ardhmen e tij, duke deklaruar se dëshiron largimin nga Atlético Madrid dhe duke hapur derën për një kalim te Barcelona.

Në një intervistë për Radio La Red, sulmuesi kampion bote 2022 u shpreh qartë: “Dua të realizoj ëndrrën time. Kam folur me njerëzit e klubit me të cilët duhej të flisja. Gjëja më e mirë për të ardhmen time është një transferim...”

Këto fjalë nuk lënë më shumë hapësirë për interpretime. Álvarez ka vendosur vijën e tij dhe, sipas raportimeve, nga Botërori ku Argjentina mposhti Austrinë 2-0, ai ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Atlético Madridi, pavarësisht kontratës së vlefshme deri në vitin 2030 dhe klauzolës së lartë të vendosur nga klubi madrilen për mbrojtjen e lojtarit.

Sulmuesi 26-vjeçar, një nga emrat më të nxehtë të merkatos verore, thuhet se ka tashmë një marrëveshje paraprake me Barcelonën. Tani mbetet që klubi katalanas të zgjidhë pengesat dhe tensionet me Atlético Madridin për të realizuar një nga transferimet më të mëdha të merkatos në repartin ofensiv.

Deklarata e tij pritet të ketë pasoja të menjëhershme edhe në Madrid, ku trajneri Diego Simeone po përballet me një tjetër goditje të rëndësishme në skuadër, pas largimeve të mëparshme dhe situatave të vështira në repartin sulmues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco