Është përcaktuar zyrtarisht stadiumi ku do të zhvillohet përballja mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për UEFA Nations League.
Për shkak të situatës së luftës në Izrael, kjo sfidë nuk do të luhet në territorin izraelit, por në një fushë neutrale, duke respektuar kushtet e sigurisë të vendosura nga UEFA.
Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 1 tetor, në stadiumin “Nagyerdei” në Debrecen të Hungarisë, me fillim nga ora 20:45.
Arena ku luan zakonisht skuadra e Debrecenit ka një kapacitet prej rreth 20 mijë spektatorësh dhe pritet të presë një përballje të rëndësishme për ecurinë e grupit.
Ky vendim konfirmon edhe një herë praktikën e zhvendosjes së ndeshjeve ndërkombëtare në stadiume neutrale kur kushtet e sigurisë në vendin pritës nuk janë të garantuara.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: